Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fillim të vitit të ri, dërgoi letër deri tek ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, Ekaterina Zaharieva dhe Olta Xhaçka, me të cilën propozoi iniciativë të re multidisplinare, platformë politike përmes së cilës do të intensifikohej dhe thellohej bashkëpunimi i ndërsjellë, si interes strategjik për të tre shtetet.
“Në bazë të intencës tonë për përshpejtim të projekteve investuese infrastrukturore, energjetike dhe të komunikimit, përgjatë Korridorit tetë, të ndërtojmë platformë politike që do të jetë forum plotësues për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë, për intensifikim të shkëmbimit politik, ekonomik, të sigurisë, kulturor dhe shoqërorë, që gjithsesi do të rezultojë edhe me përforcim të besimit mes popujve tanë, si shtyllë themelore në ndërtimin e miqësisë së përbashkët afatgjate”, shkruan në letrën e Osmanit për Zaharievën dhe Xhaçkën.
Qëllimi kryesor i “Iniciativës 8” dhe themel i saj do të paraqesë koordinimi trelateral dhe bashkëpunim për mbështetje të projekteve investuese përgjatë Korridorit Tetë. Mënjanimi i arsyeve për vonesën e vazhdueshme të këtyre projekteve do të paraqesë impuls pozitiv për bashkëpunim shtesë në politikë, ekonomi, siguri, kulturë dhe bashkëpunim social ndërmjet tre vendeve; do të ketë kontribut adekuat edhe në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe përforcimin e sigurisë në rajon, ndërsa do të ketë edhe ndikim të veçantë edhe ndaj qëllimit të përbashkët për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.
“Kjo, gjithsesi do të rezultojë me përforcimin e besimit ndërmjet popujve tanë, si shtyllë bazë në ndërtimin e miqësisë së ndërsjellë afatgjate. Si kryesues të diplomacive të tre vendeve të Ballkanit, anëtare të NATO-s, përmes të cilave lidhet Deti Adriatik me Detin e Zi, si përfaqësues të vendeve që e lidhin lindjen me perëndimin në Ballkan, vlerësoj se e kemi për obligim t’i tejkalojmë barrierat gjeografike, historike dhe politike që e vështirësojnë lidhshmërinë dhe bëhen barrë e bashkëpunimit më të thellë”, thekson në letrën e tij Osmani.
Pjesën integrale të tekstit dhe përmbajtjen e letrës nga ana e Osmanit dërguar Zaharievës dhe Xhaçkës, mund ta gjeni të bashkëlidhur në këtë kumtesë.