Protesta, Aliebaj: Rama ka frikë nga bashkimi i shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbështetje të protestës së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit ka dalë edhe opozita.

Ish-deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj në një intervistë për Ora News tha se kjo është një protestë ku do të bashkojë të gjithë shqiptarët e lirë.

Sipas tij, Rama ka frikë nga ky bashkim, ndaj ka rrethuar edhe kryeministrin me efektivë policie.

Rama ka frikë sot më tepër nga rrënojat e Teatrit sesa kur ishte teatri. Kanë shkuar kanë rrethuar kryeministrin. Ka çuar forcat RENEA në Surrel.  Ky njeri ndjen brenda shpirtit të vet frikën e madhe prej bashkimit të shqiptarëve. Nuk ka shenjë më ogurbardhë . 

Sot është një mbështetje e shqiptarëve. Kjo është një protestë, një kumtim i lëshuar nga aleanca nga qëndrueshmëria që kanë treguar ata artistë. Frika buron nga bashkimi. Kjo i shkakton të dridhura Ramës tek godina e përkohshme që ka edhe për ca kohë në kryeministri. Sot do jetë një bashkim i liri njerëzish. Kjo i shkakton frikë çdo pushteti”, tha Enkelejd Alibeaj. 

Share This Article