Protesta, Ambasada e SHBA: Shmangni tubimet, demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Me anë të një deklarate në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin zonat ku u zhvillua protesta e ditës së djeshme, për shkak se demonstratat mund të përhapen.

Ambasada bën me dije se ka marrë raporte lidhur me atë ç’ka ndodhi gjatë mbrëmjes se djeshme e për pasojë u bën thirrje që të shmangin tubime të tilla.

“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./ATSH/

Share This Article