Protesta/ Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni Ramën, është ndëshkim për shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, Sali Berisha ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos e mbështesin më Edi Ramën.

Sipas Berishës, Rama është një armik i votës së lirë dhe prej kësaj gjëje rrjedhin të gjithë gjërat e këqija në Shqipëri.

“Një mesazh për partnerët. Opozita ka trashëgimi të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju dhe me BE dhe me NATO, partner strategjik SHBA. Të gjitha që kemi ndërtuar i kemi ndërtuar në vlerat që ndani njëri me tjetrin. Bazuar në votën e lirë, kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit;.

Thirrje. Mos mbështesin regjimin e Edi Ramës sepse është një armik i votës së lirë së shqiptarë. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Nga ky shesh deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve të saj. Stabiliteti dhe vota apo shpresa dhe e ardhmja do të jenë të pandara”, u shpreh Berisha.

Share This Article