Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranë/Ambasada Britanike: Përdorimi i molotovit s’kanë vend në demokraci 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Ambasadës Amerikane dhe delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, edhe Ambasada Britanike ka dënuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës këtë të premte. 

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Britanike shprehet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. 

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”,-shkruan ambasada britanike.

https://www.facebook.com/ukinalbania/posts/pfbid02Lde21xJYup9zh5SGiLYEcpcbNBiUvnvk4LqTLVb2KFzF3JgvtG5g939972iK39Kcl
Share This Article