Protesta e opozitës, Kuvendi anulon seancën e së enjtes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të zhvillojë punimet e paracaktuara për të enjten.

Opozita ka paralajmëruar se nesër do ta protestojnë përpara Parlamentit, një institucion që sipas kreut demokrat Lulzim Basha nuk ekziston më.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet aktualisht në Kuvend, teksa pritet të dalë me një deklaratë për mediat në orën 17:00.

Nuk dihet ende se çfarë do të thuhet, por burime të Top Channel thonë se ndoshta do t’i jepet mundësia opozitës të ulet në dialog për të zgjidhur krizën politike, e për të mos vijuar me hapin ekstrem të djegies së mandateve, siç është njoftuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply