Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Gjermane “dënon dhunën e papranueshme”.

“Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve”, lexohet në postim.

Postimi i plotë:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna. 

Share This Article