Protesta e Partisë Demokratike është mbyllur me tensione, teksa bëhet me dije se rreth 25 protestues janë shoqëruar nga forcat e rendit pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit.
Ndërkohë, në QSUT është dërguar për trajtim një protestues i intoksikuar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është paraqitur në spital me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij raportohet stabël. Por në rrjetet sociale qarkullon një video, ku deputeti është në gjendje të mirë dhe aktiv.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të shënuara gjatë protestës.


