Protesta e PD-së, Rama poston foton: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike mbajti protestën e tretë kombëtare, e cila u shoqërua me akte dhune, pasi u hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tubimit, duke postuar në rrjetet sociale një foto të xhamisë së Namazgjasë, e mbuluar nga tymi.

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, shkruan Rama.

Edhe Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu publikoi në rrjetet sociale pamje të hedhjes së molotovëve pranë xhamisë së Namazgjasë, teksa besimtarët po kryenin faljen e tyre.

“Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim. Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit. Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!”, shkruan Koçiu.

Nga ana tjetër, pas përfundimit të protestës, Berisha pretendoi se protestuesit devijuan në një rrugë tjetër, me qëllim që të mos prekej territori i xhamisë. Ai akuzoi forcat e rendit se kanë hedhur gaz lotsjellës edhe pranë xhamisë së Namazgjasë.

Share This Article