Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe ka marrë masat në lidhje me protestën e nesërme, 8 janar të thirrur nga Sali Berisha para selisë blu.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se janë rreth 1000 efektivë të angazhuar që do të marrin pjesë në ruajtjen e rendit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme.
Protesta do fillojjë në orën 12:00 në oborrin e selisë PD. Efektivët do jenë në dy krahët e PD-së. Një pjesë e efektivëve do të qëndrojnë nga mbrapa PD-së, furgonët e FNSH te pjesa e Parlamentit shqiptar.
Gjithashtu siguri të shtuar do të ketë edhe pranë FRPD, te ana e Kalasë së Tiranës. Agjentët civilë do të jenë që prej mëngjesit të nesërm në oborrin e selisë së PD-së.
Një pjesë e protestuesve do e presin zotin Berisha të hyrja e shtëpisë së tij dhe më pas do nisen në këmbë drejt selisë. Nuk dihet ende nëse do të ketë forca policore në tarracën e selisë blu.