Protesta e sindikatave greke, mbyllet dhe dogana e Kapshticës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbyllet për dy ditë pika doganore greke në Kapshticë. Mësohet se mbyllja do të zgjasë nga data 2 prill prej orës 05:30 – 4 prill 2024 prej orës 05:30.

Bëhet me dije se mbyllja vjen si shkak i protestave nga sindikatat greke. Gjithashtu nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të transportit. Do të lejohet të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe emergjencat shëndetësore

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.

Share This Article