ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 14 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 15 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 17 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 17 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Protesta e studentëve në vitet e 90-ta, Meta: E gjithë rinia në atë kohë kërkonte një ndryshim

albnews by albnews
5 January, 2021
in Albania
0
Protesta e studentëve në vitet e 90-ta, Meta: E gjithë rinia në atë kohë kërkonte një ndryshim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste televizive ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të tij në vitet ’90, kur nisi rrëzimi i regjimit komunist.

Lëvizja Studentore dhe hyrja në një epokë të re të pluralizimit politik e demokracisë, është cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme të tij.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

“E gjithë rinia në atë kohë kërkonte një ndryshim, sepse e kishte kuptuar që vendi po lëngonte shumë. Probleme pafund, që detyruan futjen e shqiptarëve në ambasada”, u shpreh Meta.

Meta tha se protesta e studentëve në vitet ‘90 nuk ishte thjesht ekonomike.

“Po të ishte e tillë, protesta e studentëve me disa premtime për të rregulluar kushtet ekonomike do të ishte zbutur. Ishte e qartë se vendi kishte nevojë për një ndryshim politik. Të drejtat e njeriut ishin në një gjendje mjaft të mjeruar dhe kishte filluar një sensibilizim i gjerë për të hapur rrugën e ndryshimeve politike”, theksoi presidenti.

Për Metën, lëvizja studentore erdhi si një lloj procesi.

Protesta e studentëve kishte filluar përpara 8 dhjetorit ‘90 po të kemi në konsideratë disa takime të zhvilluara në fakultete të ndryshme, nga eksponentë të udhëheqjes së asaj kohe, që synonin të testonin dhe mbajtur nën kontroll rininë apo elitën e rinisë studentore të asaj kohe. Unë kisha marrë pjesë në disa debate të organizuara në Fakultetin e Ekonomisë me disa eksponentë të Komitetit Qendror që vinin në atë kohë”, u shpreh ai.

Unë, vijon rrëfimin Meta, isha edhe Sekretari i Rinisë i degës së Ekonomisë Politike në atë periudhë. Isha një person i njohur dhe debatet e mia krijuan një efekt me këta drejtues, me këta eksponentë. Për më tepër bëra një mbrojtje të profesor Gramoz Pashkos pas një interviste që ai dha në “Zërin e Amerikës”, theksoi më tej.

Meta rrëfen se ishte student në atë kohë dhe një nga sekretarët e Komitetit Qendror dhe disa eksponentë të tjerë të Komitetit Qendror bënë një takim, si rastësisht në Fakultetin e Ekonomisë, ku kuptohet se të gjitha insinuatat apo shigjetat ishin kundër profesor Pashkos për arsye se ai kishte dhënë një intervistë te “Zëri i Amerikës” dhe kishte bërë kritika mjaft të forta.

“I pari që u përpoq t’i mbronte idetë e tij ishte profesor Ylli Vejsiu. Mbajti një reagim shumë të ashpër për të frenuar këtë sulm ndaj Pashkos. Pastaj bëra një ndërhyrje aty paksa si spektakolare që i vuri në një situatë shumë të vështirë, se kishte ndodhur ngjarja e ambasadave dhe unë u them: “Nuk duhet të hezitojmë për të pranuar problemin e papunësisë, sepse ky është një problem real. Ata që ikën, ne i njohim, ishin të papunë. 80% e tyre nuk mund të jetojnë normalisht me 3 mijë apo 4 mijë lekë në muaj. Prandaj i them unë zotërisë që ishte sekretar i Komitetit Qendror”, tregon ai.

Presidenti shprehet se në atë periudhë, pra të protestave të studentëve realisht donte të largohej nga Shqipëria, por, shton ai, “mendoja gjithmonë pasojat për prindërit, për familjen, dhe kuptohet se ato do të ishin sipas…”

Meta flet dhe për takimin me ish-presidentin e kohës, Ramiz Alia. Ai shpreh besimin se Alia ka qenë i ndërgjegjshëm për fundin e regjimit.

“Nga çfarë unë kam biseduar me Ramiz Alinë më pas, edhe pas 10 vitesh apo në periudha të mëvonshme mendoj se ai ishte i ndërgjegjshëm që ishte një proces që duhet të ndodhte. A ka dashur ai ta ketë procesin sa më shumë nën kontroll? Padyshim që po, por ai shikonte raportin e forcave dhe i përshtatej asaj situate”, shprehet Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result