Protesta kundër izolimit, qytetarët dalin nëpër rrugët e Vjenës: Hiqni masat anti-Covid!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 5 mijë kundërshtarë të masave te pandemise dolën  nëper rrugët në Vjenë, duke vazhduar kështu demonstratat që prej disa javësh. 

Ata mbanin qirinj dhe ndezën dritat e celulareve, siç thanë organizatorët e protestës, në përgjigje ndaj përkujtimit të javës së kaluar të viktimave.

Në demonstrata, shumë pjesëmarrës refuzuan të mbanin maska, megjithëse kjo është e detyrueshme sipas rregullave aktuale.

Protestat pritet të përshkallëzohen dhe tubime janë paralajmëruar edhe më 31 dhjetor. Ndërsa një manifestim masiv do të zhvillohet më 8 janar.

Share This Article