Protesta kundër ndërtimit të kampusit universitar kinez në Budapest

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra vetë protestuan në Budapest kundër planit për të ndërtuar një kampus universitar të Universitetit Kinez në kryeqytetin hungarez.

Liberalët, kundërshtarë të kryeministrit nacionalist Victor Orban, e akuzuan atë për tradhëti, pasi po miqësohet shumë me Kinën dhe i frikësohen faktit se ndërtimi i ketij kampusi, mund të rrise influencën e Pekinit në Hungari dhe në mbarë Bashkimin Europian.

Sipas protestuesve, këto fonde, në vend që të shkojnë për ndërtimin e kampusit, mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së universiteteve vendase.

Qeveria e drejtuar nga Orban nënshkroi në muajin prill një marrëveshje me qeverinë kineze, për të ndërtuar kampusin e studentëve të Universitetit Fudan. Qqeveria e quajti protestën të panevojshme dhe një histeri politike, bazuar vetëm në thashetheme. Kundër këtij projekti është shprehur edhe vetë kryebashkiaku i Budapestit.

Share This Article