Protesta masive në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me entuziazëm, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, mbështetësit e Hashim Thaçit janë rikthyer sot nga Haga përmes Portit të Durrësit.

Pas ditëve të kaluara në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ata u kthyen mes emocioneve dhe thirrjeve për drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj, shkruan A2.

“Kishim dy javë që e organizonim protestën dhe jemi shumë të kënaqur nga rezultati i saj. Kemi qenë mbi 11 mijë protestues. Këto janë shifrat e policisë lokale. Ishim përgatitur për 2-3 mijë njerëz, jo më shumë”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

Share This Article