Me rastin e ndeshjes së parë të raundit të 16-ve në Champions League ndërmjet Liverpool-it dhe Real Madrid-it, e cila përfundoi 5-2 për skuadrën spanjolle, tifozët e kuq organizuan një demonstratë kundër UEFA-s, e cila filloi me ekzekutimin e himnit të kompeticionit.
Tifozët e Liverpool-it kanë protestuar ndaj incidenteve në Paris gjatë finales së Champions League sezonin e kaluar, ku Real dhe Liverpool dolën në fushë kundër njëri-tjetrit, duke fajësuar UEFA-n, me të cilën janë përfshirë në një kërkesë për dëmshpërblim.
Protesta kulmoi në minutën e 36-të, e njëjta vonesë me të cilën filloi finalja e vitit të kaluar për shkak të organizimit të keq të realizuar mes UEFA-s dhe forcave të policisë franceze.
Një banderolë në “Kop”, sektori i grupit më të nxehtë të tifozëve të Liverpool-it, shfaqte presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe CEO të ngjarjeve të shoqatës, Martin Kallen, duke u bërë thirrje atyre që të largoheshin.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin dhe ministrja e Sportit, Amelie Oudea-Castera përfunduan gjithashtu në pamjet e tifozëve të Liverpool-it me një pankartë që i quajti ata gënjeshtarë, duke qenë se ishin përpjekur të lironin policinë franceze nga çdo faj, duke transferuar përgjegjësitë tek tifozët.
Çështja kishte mbërritur edhe në Parlamentin anglez, me deputetin Ian Byrne (anëtar i Partisë Laburiste dhe i zgjedhur në zonën e Liverpool-it), i cili kishte kërkuar me zë të lartë, përmes një letre të gjatë drejtuar Sekretarit të Shtetit për Kulturën, Median dhe Sportin, Lucy Frazer, e cila ekspozoi veten në mënyrë që UEFA dhe presidenti francez Emmanuel Macron të kërkonin falje.
Me këtë rast, Byrne i kishte kërkuar gjithashtu Ceferin-it të jepte dorëheqjen si president i UEFA-s.
Por, përpos këtyre protestave dhe ngjarjeve të renditura më sipër, Ceferin pritet të jetë përsëri në kyre të UEFA-s. Së shpejti në mbledhjen e radhës të përcaktuar më 5 prill, Kongresi i Përgjithshëm i UEFA-s do të votojë për presidentin e ri dhe ai është i vetmi kandidat në garë.