Protesta në Francë – ndalime demonstrimi në Paris dhe bastisje në Dijon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia franceze ka ndaluar demonstrime në Paris dhe ka ndërmarrë një sërë bastisjesh në Dijon.

Në Paris, policia ka ndaluar tre demonstrime të planifikuara për nesër. Ndër të tjera, ishte planifikuar një miting kundër racizmit para ambasadës amerikane në kryeqytetin francez. Si argumentim, policia iu referua rrezikut të infektimit nga virusi Corona dhe shqetësimeve për sigurinë, gjithashtu edhe përballë trazirave të fundit në Nica dhe Dizhon.

Në shumë lagje të qytetit të Dizhonit u bënë bastisje me pjesëmarrjen e më shumë se 140 oficerëve të policisë. Sipas autoriteteve, ata kërkuan armë, municion dhe drogë. Prokuroria në këtë qyteti të Francës lindore tani po heton, ndër të tjera, për vrasjen në tentativë dhe krijimin e një grupi të armatosur kundër disa personave që u arrestuan dje.

Në ditët e kaluara, më shumë se 200 vetë besohet se janë përfshirë në përleshje të dhunshme në periferitë e Dizhonit. Banorët e patën akuzuar policinë për mosndërhyrje në kohë.

Share This Article