Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas protestës së mbajtur sot në Hagë, ku qindra shqiptarë u mblodhën pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri ka ndarë një imazh ku shfaqet fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e rrethuar nga flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në sfondin e pankartës bie në sy fjala “DREJTËSI”, e shkruar me shkronja të mëdha, si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm për kauzën e organizatorëve të protestës.

Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj,” shkruan Rama.

Më herët, në nisjen e kësaj proteste, kryeministri u shpreh në një tjetër postim se me mendje dhe zemër ndodhet pranë protestuesve.

Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant! Liri për çlirimtarët,” shkroi Rama, duke përcjellë pamje nga grumbullimi i qytetarëve që po i drejtoheshin vendit të protestës.

Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mblodhën sot (14 shtator) pranë godinës së Gjykatës Speciale në Hagë, në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Me pankarta në duar, këngë patriotike, veshje me motive ushtarake dhe thirrje për drejtësi, protestuesit përcollën mesazhe të shumta në Hagë.

Protesta zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Share This Article