Shtëpia e kryebashkiakut në qytetin libian Derna është djegur, ndërsa qindra protestues janë ngritur pas përmbytjeve katastrofike të javës së kaluar.
Ata u mblodhën para xhamisë historike të qytetit Sahaba, duke kërkuar shkarkimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë lindore të Libisë. I gjithë këshilli bashkiak i Dernës tani është shkarkuar.
Më shumë se 10.000 njerëz janë zyrtarisht të zhdukur pasi dy diga u shkatërruan, duke përmbytur qytetin. Shifrat e dhëna për numrin e njerëzve që dihet se kanë humbur jetën kanë ndryshuar shumë, por OKB thotë se ka konfirmuar afër 4.000 vdekje.
Banorët pretendojnë se nuk janë paralajmëruar në kohë nga zyrtarët, teksa theksojnë se u është dhënë njoftim për qëndrim në shtëpi në vend që t’u thuhet të evakuohen. Zyrtarët i mohojnë këto pretendime./ BBC