Protesta në Malin e Zi, në mbështetje të Gjukanoviç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një protestë e madhe u mbajt mbrëmjen e së mërkurës në Malin e Zi, kundër një ligji që synon të kufizojë kompetencat e presidentit Milo Gjukanoviç dhe kalimin e tyre te Kuvendi.

Ndryshimet u hodhën në votim dhe u miratuan nga 41 deputetët e Frontit Demokratik pro-rus, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura.

Protestuesit mbanin parulla si “Stop dhunës institucionale”; “Agjencia Ruse Jashtë”; “Jo grushtit të shtetit”.

Ndryshimet e miratuara parashikojnë mes të tjerash që nëse presidenti nuk propozon mandatar për formimin e qeverisë, atëherë mandatin e merr një kandidat që ka mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve.

Në shtator, presidenti Gjukanoviç refuzoi propozimin që Miodrag Lekiç, të jetë mandatari i ri për formimin e qeverisë, ndërsa hodhi propozimin që të shkurtohet mandati i parlamentit aktual, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve.

Partitë opozitare thanë se ndryshimet e përfshira në ligj paraqesin shkelje të Kushtetutës së Malit të Zi.

Share This Article