Protesta në PD, Meta: Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lidhur me situatën e tensionuar në PD në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe President të Republikës, Ilir Meta

Meta shkruan se protesta është një e drejtë legjitime, por bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës dhe tensioneve.

Meta: Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

Share This Article