Protesta në PD, shkon në 51 numri i të shoqëruarve në polici

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në 51 persona numri i të shoqëruarve nga policia pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Lëvizja e cila fillimisht u cilësua si “paqësore” degradoi në dhunë ku 6 persona u plagosën.

5 prej qytetarëve janë dërguar në QSUT pasi janë helmuar nga gazi, ndërsa një polic është dëmtuar në kokë.

Pas kontrolleve të policisë brenda selisë, janë shoqeruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike.

Ndërkohë, edhe ish-kreu i PD-së, Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesëmarrës në protestë që është gjakosur në kokë.

Policia ka raportuar se selia e Partisë Demokratike është tashmë një “vendngjarje” dhe do të hetohet si skenë krimi. Ndërsa ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, polica ka bërë me dije gjithashtu se të gjithë personat e përfshirë në skena të dhunshme do të mbajnë përgjegjësi.

Protesta nisi rreth orës 12:00 të së shtunës ku mbështetës të Berishës me trapanë dhe çekiçë në duar tentuan të futeshin brenda ambienteve të selisë së PD-së. Ata shqyen dyert dhe thyen dritaret, ndërsa përdorën shkallët për t’u ngjitur me dhunë në katin e dytë të godinës.

Incidentet nuk kanë munguar as brenda ambienteve të PD-së, ku kanë plasur kapsolla dhe është përdorur gaz lotsjellës dhe fikës zjarri kundrejt protestuesve. /Euronews Albania/

Share This Article