Protesta në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i Shkodrës ka nisur ditën e katërt të protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic 4 ditë më parë.

Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Grupi i qytetarëve shkodranë me thirrje dhe pankarta në duar kanë thyer xhamat e selisë së PS-së.

Kjo është dita e katërt që zhvillohen protesta. Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.

Po ashtu, blutë e Shkodrës kanë reaguar pas protestës së zhvilluar mesditën e kësaj të shtune në këtë qytet.

Sipas policisë për shkak të dhunës së përdorur nga protestuesit gjatë këtij tubimi, si pasojë e hedhjes së sendeve të forta në drejtim të policisë është plagosur një efektiv i policisë.

Share This Article