Protesta në Tetovë, 4 polic të lënduar, 2 qytetarë të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski informon se në proestën e sotme në Tetovë , 4 nënpunës policorë kanë marë lëndime të lehta ndërsa janë arrestuar 2 persona , një 52 vjeçar nga Tetova
dhe një 31 vjeçar nga Kërçova. SPB Tetovë në koordimin me prokurorin publik po punon në gjetjen e të involvuarve në ngjarjen, pas çka do të merren edhe masa konkrete.

Në Tetovë u protestua për drejtësi dhe hetim të pavarur për zjarrin tragjik në spitalin modular ku humbën jetën 14 persona. Familjarët që humbën të afërmit e tyre kërëkuan drejtësi.

Protesta filloi e qetë me marshin drejt komunës së Tetovës. Por, atje disa protestues filluan të qëllojnë me vezë ndërtesën e komunës e më pas u drejtuan drejt selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, ku u penguan nga policia. Disa protestues ndërruan kahjen e lëvizjes dhe duke u përleshur me policinë arritën përmes oborreve të disa shtëpive private t’i afrohen selisë së integristëve ku u ndaluan nga Njësia Speciale. Protestuesit u ankuan për praninë e policisë dhe për faktin se rrugët e marshit nuk ishin pastruar nga veturat.

Share This Article