Protesta në Washington, qytetarët dalin në mbështetje të Trump-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra mbështetës të presidentit aktual Donald Trump do të mblidhen sot për të protestuar në Uashington DC për të treguar suportin e tyre ndja pretendimeve të republikanit për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në SHBA. Grupet e ekstremit të djathtë kanë thënë se ata do të marrin pjesë në tubim.  Mbështetësit e Trump pritet të fillojnë tubimin rreth mesditës me kohën lokale pranë sheshit “Freedom”. Organizatorët dhe figurat e medias së bashku me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, kanë parashikuar një pjesëmarrje të madhe. Ndërkohë mendohet që edhe Trump do të parakalojë dhe të falënderojë qytetarët.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit Joe Biden arriti të sigurojë 306 vota elektorale, por megjithatë republikani Trump nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka depozituar disa ankesa në lidhje me procesin e numërimeve dhe manipulimit të zgjedhjeve.

Share This Article