Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha se i ka bërë thirrje drejtorëve të “5D” që të bashkëpunojnë me drejtësinë për të thënë të vërtetën. Ai më tej shtoi se protesta e radhës për dosjen “5D” do të mbahet më 10 qershor.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashksië së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha se i ka bërë thirrje drejtorëve të “5D” që të bashkëpunojnë me drejtësinë për të thënë të vërtetën. Ai më tej shtoi se protesta e radhës për dosjen “5D” do të mbahet më 10 qershor.
“Më 10 qershor do të jemi sërish në protestë për të ruajtur taksat e qytetarëve. Kam një thirrje për drejtorët e “5D” që janë në burg apo ata që Veliaj do t’i fusë së shpejti. Bëhuni pentito e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun e Erion Veliaj. Bëjeni për të afërmit e fëmijët tuaj”, tha ai.
“O polic ty ajo kokorja të bën më shumë se rroga që ke. Të të vij zor dhe të turp se kjo protestë bëhet edhe për ty, për fytyrën tënde. Mos u fshih aty, nxirre fytyrën ahjde këtu dhe merre mikrofonin. Bandit, bandit”, i drejtohet Këlliçi një prej efektivëve.