Protesta para hotelit ku rri Rama në Londër: O mashtrues, Ik!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër ku ndodhet për një vizitë zyrtare. 

Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme.

Në një moment kur kryeministri Rama del nga makina një person i thërret  “O mashtrues”, dhe  Rama i përgjigjet me një buzëqeshje ironike.

 Shqiptarët kanë përcjellë kryeministrin me pankarta në duar dhe me thirrjet Rama ik ndërsa kryetari i PD në Londër Naim Hasani gjatë fjalës së mbajtur në protest tha se Rama duhet të largohet pasi ka vjedhur zgjedhjet dhe ka kapur drejtësinë. 

Kryeministri Rama do të jetë sot dhe nesër në Londër në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.

Share This Article