“Protesta para SPAK, ishte gabim, s’duhet të përsëritet më!”/ Rama mbron sërish Veliajn: U la në burg pa gjyq, e papranueshme!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama kritikoi punonjësit e bashkisë që dolën dhe protestuan para SPAK ditën kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u la në masën e sigurisë arrest me burg.

Në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë, ai tha se nuk duhet të përsëritet më që të protestohet para institucioneve.

Kreu i qeverisë deklaroi se Veliaj u arrestua pa gjyq dhe kjo është e pashpjegueshme dhe e paimagjinueshme.

“Të dashur punonjës të bashkisë së Tiranës e kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush dhe shumë të tjerë njerëz të prekur të lënduar, të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e gjykatës për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u la në burg pa gjyq. Nuk dua ti gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më as nga ju dhe as nga punëtorët e shtetit. Që të jemi të qartë unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje. Sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës së kryetarit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg dhe kjo kambanë bie për ata që duhet të dëgjojnë. Me statusin e të dyshuarit dhe jo të pandehurit, cka është e papranueshme dhe e pashpjegueshme për të gjitha ata cerek e ca milionë qytetare që e kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë që të rrijë në zyrë dhe jo të mbyllet brenda pa gjyq”, tha Rama.

Share This Article