Protesta për pandeminë shkarkon kryeministrin, paralajmërimi: Ushtria do ti kundërpërgjigjet çdo plumbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Keqmenaxhimi i pandemisë në Tunizi ka sjellë protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Pas përshkallëzimit të situatës, presidenti i vendit, shkarkoi nga detyra kryeministrin dhe ngriu parlamentin me qëllim “shpëtimin” e Tunizisë. Ai tha se veprimet e tij janë të ligjshme me Kushtetutën e vendit.

Pas shpërthimt të protestave të dhunshme në vend, presidenti i Tunizisë shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi punën e Parlamentit.

Zemërimi i qytetarëve nisi për shkak të keqmenaxhimit të krizës së koronavirusit nga ana e Qeverisë, duke bërë që mijëra protestues të dalin në rrugë dhe të përleshën me policinë.

Pas kësaj gjendje, presidenti Kais Saied tha se do të marrë përgjegjësitë me ndihmën e një kryeministri të ri.

“Unë paralajmëroj cilindo që mendon të përdorë armët … dhe kushdo që qëllon një plumb, forcat e armatosura do të kundërpërgjigjen. I kemi marrë këto vendime derisa të kthehet paqja në Tunizi dhe derisa ta shpëtojmë shtetin”, tha Saied, në një deklaratë të kryer në televizion.

Share This Article