Kush pret që mazhoranca të sillet me takt ndaj opozitës, meqë protesta ka në thelb burgosjen e një deputeti, do të zhgënjehet. Pas protestës së opozitës sot në parlament, mazhoranca vijoi me masat ndëshkuese. Menjëherë pasi deputetët i vunë flakën karrigeve, është përjashtuar në vend Flamur Noka, ndërsa seanca është mbyllur me një kërcënim nga Elisa Spiropali.
“Ju kujtoj deputetë që të gjitha aktet tuaja kanë pasoja dhe sipas rregullores edhe do të shqyrtohen” tha ajo në fund të seancës duke paralajmëruar ndëshkime të tjera. Opozita ka paralajmëruar një protestë të hënën në 7 tetor, ndërsa duket se mazhoranca do t’i përgjigjet flakë për flakë.