Banorët e “5 Majit” vijojnë rezistencën në mbrojtje të banesave të tyre deri në arritjen e një akt marrëveshjeje që i kompenson ata me vlerën e çmimit të tregut.
Arkitektja Doriana Musai, në një intervistë për RTV Ora është shprehur se në atë zonë do ndërtohen një sërë apartamentesh, ku në 1 mijë prej tyre sipas saj do strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Doriana Musai: Sipas Bashkisë Tiranë aty do të ndërtohen një sërë apartamentesh. Sipas banorëve janë rreth 1500 familje që rrezikojnë të ngelen pa banesë. Bëhet fjalë për 2200 apartamente, nga të cilat 1000 familje të dëmtuara nga tërmeti brenda zonës së Tiranës do alokohen aty. Janë 420 apartamente të rezervuara për familje që kanë aplikuar për kredi të buta.
Musai shprehet se banorët po shpërngulen me dhunë nga zona e tyre.
Doriana Musai: Në momentin që të shkon dhe ia përcakton tjetrit se ku do jetojë, kjo është shpërngulje me dhunë. Nuk kemi asnjë arsye që ta çojmë një banor të kombinatit në kinostudio.
Ajo shton se zhvillimi i qytetit nuk mund të bëhet duke rritur borxhin.
Doriana Musai: Ne nuk mund ta zhvillojmë qytetin duke rritur borxhin artificialisht dhe duke thënë ta bëjmë këtë sepse ky projekt është i bukur dhe se do tërheq turistë, ndërkohë që ne kemi investime të qëndrueshme në qytetet që bëhen në bashkëpunim me banorin.
Më tej Musai shprehet se qytetarët janë në të drejtën e tyre, ndërsa shton se mungesa e një dokumentacioni i plotë sjellë përplasjen mes qytetarëve dhe pushtetit.
Doriana Musai: Problemi i informalitetit në vetvete ka bëjë formalitetin nga pikëpamja fiskale dhe ekonomike, ai është një proces që duhet të kishte përfunduar por për një sërë arsye nuk ka ndodhur. Mos dokumentacioni i plotë dhe mosballafaqimi i realitetit me faktet ne na sjellë atë që janë disa përplasje që ne i quajmë përplasje mes qytetit dhe pushteti. Këtu kemi një përplasje ku qytetarët janë në të drejtë të tyre që kërkojnë çfarë atyre u mungon dhe nga ana tjetër një qytet që ka nevojë të zhvillohet por që injoron duke shtypur. Mungesa e një titulli formal përveçse pengon zhvillimin nga pikëpamja e privatit dhe ne si publik vetëm na rrit borxhin. Ato të drejtën e kanë të fituar, janë pronarë.