Protesta të dhunshme në Serbi kundër planit franko-gjerman

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të djathtët në Serbi kanë protestuar sot në qendër të Beogradit. Ata një moment kanë shembur gardhin pranë Presidencës dhe janë afruar te godina duke thirrur “ku është Vuçiq” dhe “tradhti, tradhti”.

Sipas mediave serbe, protestuesit kanë qëndruar pranë hyrjes së Presidencës, derisa në vendngjarje ka arritur policia duke shpërndarë njerëzit e mbledhur aty.

Raportohet se protestuesit kanë bërë thirrje shoviniste anti-shqiptare si, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “arrestoni Vuçiqin”.

Qindra qytetarë të ftuar nga organizatat e djathta për të protestuar kundër propozimit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi kanë protestuar sonte para Presidencës në Beograd, ndërsa mesazhe kërcënuese i janë dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Share This Article