ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 6 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 11 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 12 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 12 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 14 hours ago
Next
Prev
Home UK

Protesta të gjera në Irlandë kundër luftës dhe blerjes së bonove bankare të Izraelit

albnews by albnews
16 November, 2024
in UK
0
Protesta të gjera në Irlandë kundër luftës dhe blerjes së bonove bankare të Izraelit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Protestuesit në Irlandë dënonin sot blerjet e bankës së tyre qendrore të bonove të bankës së Izraelit duke e quajtur vendimin “jo-etik” dhe financues të luftës në Palestinë, ndërsa nxisnin ndalimin e tyre në vendet e tjera të Evropës.

Organizatorët mblodhën mijëra njerëz në protestën jashtë bankës qendrore të Irlandës në Dublin, me sloganin  “Ndalo financimin e genocidit,” shkruan rrjeti shtetëror turk Anadolu Agency.

RelatedPosts

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare

Irlanda aktualisht drejton shitjen e bonove të thesarit në të gjithë Evropën por bashkë me Norvegjinë e Spanjën kanë njohur shtetin e Palestinës prej muajit maj.

Sipas raportimeve paratë e bonove përdoren për financimin e “gjenocidit të Izraelit në Gaza e në LIban.

Senatorja vendase Alice Mary Higgins, pjesëmarrëse në protestë, tha për rrjetin Anadolu se mbështetja e bankës qendrore të Irlandës për Izraelin shkel ligjin ndërkombëtar. Ajo theksonte se kur këto bono shiten më pas në Britani e bëjnë Irlandën “ndihmëse ose bashkëpunuese” në rrjedhën e armëve për të mbështetur luftën.

Javës që shkoi grupi i të drejtave ‘Human Rights Watch’ (HRW) tha se qeveritë që i shesin armë “Izraelit” në kohën që vazhdon agresioni tij në Gaza e në Liban, po ndihmojnë në luftëra jashtë vendit, shkruan agjencia Reuters.

Përfaqësuesja e HRW, Tirana Hassan, tha më herët se kombe si SHBA, Britania e Gjermania mund të kufizojnë sjelljen ushtarake të Izraelit duke ndaluar dërgesat e armatimeve.

“Nëse vazhdon kjo mbështetje për ushtrinë e Izraelit nga qeveritë perëndimore do të vijojnë dhe krimet e luftës, ko është një arsye e fortë që shitjet dhe transferimet e armëve të ndalojnë”, tha Hassan në një intervistë me Reuters.

“Palët që kanë influencë në uljen e intensitetit të konfiktit janë SHBA, Britania e Gjermania me anë të shitjeve dhe transferimeve të armëve prej tyre drejt Izraelit”.

Më herët Irlanda njoftonte planet për t’iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas komenteve të ministrit të jashtëm  Micheál Martin.

Zhvillimi vjen pasi parlamenti vendit kaloi një mocion jo-detyrues ku pohohej se “gjenocidi po kruhet para syve tanë nga Izraeli në Gaza.”

Në dhjetor Afrika e Jugut paditi Izraelin për shkelje të Konventës së Genocidit të OKB më 1948, me ofensivën e tij në Gaza. Padia është mbështetur nga disa kombe si Spanja, Turqia, Bolivia e Maldivet.

Irlanda ka thënë se do t’i bashkohet procedimeve të Afrikës së Jugut, siç shpjegonte ministri Martin: “Vendimi i qeverisë bazohet në një analizë rigoroze ligjore”.

Afrika e jugut kishte depozituar dosjen “memorial” në Gjykatë me 750 faqe tekst dhe 4,000 faqe prova për dokumentimin e kryerjes së gjenocidit nga Izraeli me ofensivën në Gaza. Dokumenti nuk është bërë publik por Gjykata Ndërkombëtare ka konfirmuar marrjen e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result