Protesta të shqiptarëve në qendrat e “ndalimit dhe dëbimit”.

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kërkojmë të trajtohemi me dinjitet!”

Përpos largimeve vullnetare dhe atyre të forcuara, gjëndja në qendrat e akomodimit dhe “detention”, burgimit, e shqiptarëve të ndaluar për kalim të paligjshëm të kufinjve në Uk është jo e qëndrueshme, madje në disa qendra është alarmante. Disa shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut siç është Freedom from torture, lajmërojnë për protesta në brendësi të kampeve. Ditët e fundit është lajmëruar nga vetë të dënuarit brënda tyre një protestë në Qendrën e “grumbullimit” në Heathrow IRC  Colnbrook and Harmondsworth ku të ndaluarit që mbahen në gjendje burgimi, kanë protestuar për trajtimin e tyre jo njerëzor dhe racist nga personeli i brendshëm e madje edhe nga drejtues të tyre. Në raportimin që ata kanë bërë me telefon personal këtyre shoqatave mësohet se edhe gjykatësit gjatë seancave për masën e ndalimit i kanë cilësuar “të rrezikshëm”, por në fakt ata janë ndaluar vetëm sepse kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kërkojmë të trajtohemi me dinjitet!”,- kjo ka qenë kërkesa e tyre, që sipas njoftimeve është quajtur e drejtë nga autoritetet, të cilat kane marrë masa ndaj personave përgjegjës.

Sipas BBC shumë emigrantë ilegalë janë larguar vullnetarisht nga Uk dhe janë “shpërblyer” me 1500 Pound secili e disa edhe me 3000 pound por shumica i janë nënshtruar procedurave të largimit me forcë. Këto procedura janë bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare të Ministrisë së Brendshme, ( pas nënshkrimit të mareveshjeve mes Pm Rishi Sunak dhe Kryeministrit Shqiptar Edi Rama, Zonjës Suela Braverman dhe Ministrit Çuçi, me qëllim parandalimin e ardhjeve të reja dhe evidentimin e personave me rrezikshmëri shoqërore e sidomos të atyre që kryejnë trafik njerëzor.

Mbetet për tu evidentuar se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka marrë asnjë kontakt me shtetasit shqiptarë të ndaluar në këto qendra ndalimi dhe dëbimi(disa nga të cilat në realitet quhen burgje “detention”), edhe pse ata gjenden në masë burgimi për kalim të paligjshëm të kufinjve. / Albuk

TAGGED:
Share This Article