Banorët e “5 Majit” dhe të zonës së Laprakës kanë nisur sërish një tjetër protestën, kundër shembjes së banesave të tyre.
Ata kanë bllokuar kryqëzimin e “5 Majit” pranë Medresesë, ndërkohë janë përballur me prani të shumtë policia.
Momentalisht protestuesit, pas përplasjes fizike me efektivët, janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin dhe duke bërë thirrje “Turp”.
“Kemi dalë në protestë, do të bllokojmë kryqëzimet, do e shohin që kemi 4 muaj që protestojmë, nuk na është dhënë asnjë lloj sqarimit, asnjë zgjidhje Bashkia, jemi kundër mënyrës së trajtimit, një kontratë të njëanshme. Nëse Veliaj do e kishte bërë një dëgjesë publike, sot nuk do ishim në protestë. Ne deri më sot nuk na është dhënë zgjidhje, ndoshta sensibilizohet Veliaj.”
Policia nga ana e tyre po tenton që të largojë banorët, duke u mundur edhe fizikisht me që t’i shtyjnë ata, ndërsa në mesin tyre shihet edhe shefi i komisariatit nr. 4.

Më 19 janar IKMT ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit.
Shkatërrimi i banesave u shoqërua me revolta nga ana e banorëve të cilët që prej asaj dite kanë ndërmarrë një sërë protestash.