Protestat e dhunshme në ShBA, mbeten të plagosur 14 oficerë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë e ka bërë me dije ditën e djeshme shefi i policisë Cressida Dick, i cili është shprehur se ndihet keq për plagosjen e kolegëve pasi sipas tij ata po bënin vetëm detyrën, e ndërkohë revoltimin e protestuesve ndaj tyre e ka quajtur të papranueshëm

Katërmbëdhjetë oficerë policie kanë mbetur të plagosur nga sulmet e protestuesve gjatë demostratës kundër vrasjes së George Floyd.

Këtë e ka bërë me dije ditën e djeshme shefi i policisë Cressida Dick, i cili është shprehur se ndihet keq për plagosjen e kolegëve pasi sipas tij ata po bënin vetëm detyrën, e ndërkohë revoltimin e protestuesve ndaj tyre e ka quajtur të papranueshëm.

“Jam shumë i trishtuar dhe i dëshpëruar që një pakicë e protestuesve u bënë të dhunshëm ndaj oficerëve në qendrën e Londrës mbrëmjen e djeshme. Kjo bëri që 14 oficerë të plagoseshin. Numri i sulmeve është shokues dhe plotësisht i papranueshëm.” tha Dick

Të premten e kaluar protestuesit njoftuan se protesta do të vazhdojë e qetë por kjo ka zgjatur vetëm një ditë pasi të dielën një grup qytetarësh janë revoltuar ndaj policisë ku dhe nuk kanë munguar sulmet ndaj tyre.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook

Pas një dite kryesisht të qetë, një numër i vogël protestuesish u përleshën me policinë të shtunën,mijëra u mblodhën për të shprehur zemërimin e tyre ndaj brutalitetit të policisë pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis.

Protestat në SHBA, vazhdojnë prej 10 ditësh pasi një polic vrau në mënyrë barbare George Folyd.

Share This Article