Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informatave të marra nga pala greke, edhe sot do të ketë bllokim të plotë të aksit rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Bllokimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 (sipas orës greke), për shkak të protestës së fermerëve në territorin grek, shkruan A2 CNN.

Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa për të gjitha mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, duke qenë se protesta e sotme vjen pas disa ditësh të njëpasnjëshme ku i njëjti aks është bllokuar nga demonstratat e fermerëve grekë. 

Share This Article