Protestat e fermerëve grekë, aksi Kakavijë – Janinë do bllokohet sërish, lejohen vetëm emergjencat shëndetësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të mbyllet sërish mbrëmjen e së shtunës, nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën greke, për shkak të protestave të fermerëve në vendin fqinj.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, ndërsa Policia Kufitare Kakavijë u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe i ka sugjeruar të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës.

Protestat e fermerëve kanë paralizuar Greqinë prej ditësh, duke bllokuar akse kombëtare në shenjë pakënaqësie për vonesat në dhënien e subvencioneve të Bashkimit Europian, pas një skandali korrupsioni.

Fermerët janë shprehur se do të intensifikojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen nga qeveria greke.

Share This Article