• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Protestat në Serbi, DW: Opozita nuk ka opsione të mira

Protestat në Serbi, DW: Opozita nuk ka opsione të mira

by albnews
4 January, 2024
in Bota
0
11
VIEWS

Partitë opozitare që kontestojnë rregullsinë e zgjedhjeve në Serbi kanë pezulluar protestat e përditshme dhe kanë paralajmëruar vetëm tubime të herëpashershme më të mëdha – pas Krishtlindjeve ortodokse.

Festat, si dhe pjesëmarrja relativisht e ulët në protesta, pavarësisht akuzave të rënda dhe grevave të urisë, e detyruan opozitën të tërhiqet dhe të përpiqet të ruajë energjinë e pakënaqësisë së qytetarëve.

Mbeti e paqartë se si do të organizohen tubimet e reja, por drejtuesi i listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiq, tha se opozita “do të ketë një përgjigje, nëse qeveria përpiqet të konstituojë parlamentin republikan dhe atë të Beogradit këtë muaj.”

Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të Beogradit nëse për këtë ekziston shumica, ndërsa zgjedhjet republikane dhe ato krahinore konsiderohen si të rregullta dhe pa gabime. Ndër temat më të rëndësishme ka qenë në fushatë Kosova.

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaron se “nuk do të ketë hetim ndërkombëtar kur bëhet fjalë për zgjedhjet” dhe se “nuk i intereson se çfarë thonë mediat e huaja dhe qeveritë e huaja për këtë  dhe se ata farë Gonzalezat dhe mrekullitë e tjera mund t’ia varni maces nga bishti”.

Kjo deklaratë e Vuçiçit është një aludim i qartë për ardhjen e ish-kryeministrit spanjoll Felipe Gonzalez dhe misionit të OSBE-së në Serbi, në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nuk deshi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 1996, pasi aktualisht në Serbi po konsiderohen të ngjashme me protestat e viteve 90-të.

Presioni shumë i dobët nga rruga

Mbështetja e dobët në rrugë tregon, se qytetarët janë lodhur nga protestat, thekson për DW historiani dhe ish-ambasadori Milan St. Protiq. “Protestat nuk ishin aq masive sa për të ushtruar presion mbi këtë regjim. Mendoj se opozita është përpara një vendimi të vështirë, nëse do të hyjë në sistem dhe të pranojë mandatet, apo të kërkojë presion alternativ ndaj regjimit. Kam frikë se energjia që u shfaq pas atyre tmerreve të majit (me dy vrasje masive të të rinjve) nuk do të rizgjohet”, beson Protiq.

Kur bëhet fjalë për luftën ligjore përmes institucioneve, është e vështirë të pritet ndonjë sukses: “Është një punë sizifi, sepse qeveria nuk mendon se janë shkelur rregullat demokratike gjatë dhe para zgjedhjeve. Është e qartë se ky regjim po rrëshqet në një autokraci të hapur”, vëren Protiq. “Opozita në këto kushte, edhe nëse do të ishte më e mirë se ajo ekzistuese, do të kishte probleme serioze. Lufta me mjete demokratike kundër një regjimi jodemokratik është e kotë”, thotë bashkëbiseduesi për DW.

Institucionet janë pa vlerë

Protestat mund të kishin intensifikuar krizën politike që kemi, tha për DW konsulenti politik Dushan Lj. Milenkoviq, por shton se kriza ekziston edhe pa protesta. “Mendoj se presioni i grupit të dytë më të fortë në Serbi, që fitoi gati një milion vota, është presioni i vetëm dhe më i madh që ekziston aktualisht mbi regjimin e Vuçiqit. Mendoj se ky presion është serioz dhe se është një risi në skenën politike”, thekson Milenkoviq.

Ai nuk i vendos shpresat as te institucionet e Serbisë dhe shton,  se “të gjithë janë të shqetësuar për shkak të interesit politik të partisë në pushtet”. “Çdo vendim që hipotetikisht do të merrej në favor të opozitës do ta ketë burimin në vullnetin politik të Aleksandar Vuçiqit dhe jo në faktin se ndonjë institucion e ka kryer punën e tij si duhet”, thotë Milenkoviq. Me një fjalë, në këto kushte, sipas tij, e gjitha varet nga vullneti i Vuçiqit dhe më pas mund të paraqitet si lëshim i tij i vullnetit të mirë.

Presioni politik ndaj Vuçiçit

Opozita tashmë i është drejtuar institucioneve evropiane dhe kërkon që BE të mos i njohë zgjedhjet dhe të nisë një hetim ndërkombëtar. BE-ja njoftoi se është në pritje të raportit përfundimtar të misionit monitorues të OSBE-së. Për momentin, nuk ka asnjë tregues se si do të dukej ky angazhim ndërkombëtar. Milan St. Protiq, nga ana tjetër, është i bindur se “të gjitha parregullsitë që janë regjistruar do të sjellin sërish presion të shtuar nga jashtë ndaj Aleksandar Vuçiçit, i cili nuk ka shumë hapësirë për manovrim”, por pyetja është se si do ta bëjë dhe si do të paraqitet vetë opozita.

Taktikat e opozitës rreth çështjeve kyçe nuk i sjellin mbështetje nga jashtë. Ndërsa pa këtë mbështetje nuk do të ndodhin ndryshime në Serbi. Prandaj u krijua përshtypja se regjimi është shumë më bashkëpunues dhe më i dobishëm se opozita për këto çështje”, thekson Protiq.

Milenkoviq kujton se autoritetet tashmë po sugjerojnë se zgjedhjet mund të përsëriten në Beograd, sepse me sa duket nuk ka shumicë të duhur për krijimin e institucioneve. Por ai pyet veten, nëse vërtet vetëm një mision i huaj mund t’i përmirësojë kushtet për zgjedhje. “Së pari, do të duhej shumë kohë që të huajt të kuptojnë mënyrat se si kryhen këtu zgjedhjet dhe si bëhet vjedhja e zgjedhjeve,” thekson Milenkoviq.

Dy zgjedhje të këqija

Edhe opozita është në një pozicion të dobët për faktin se protestat pak a shumë kanë rezultuar pa sukses. Ndaj nuk dihet se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm, thotë Milan St. Protiq. “Mundësia e parë është të hysh në institucione, e mundësia tjetër të mos hysh. Dhe të dyja këto zgjedhje janë të këqija. Nëse hyn do të dështojnë pritshmëritë e popullit, e nëse nuk hyn do të mbetesh jashtë sistemit. Dilema është: doni me çdo kusht të merrni pjesë në jetën politike, apo dëshironi ta ndryshoni rrënjësisht Serbinë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Opozita kërkon zgjedhje të reja në Beograd. Por për sa i përket zgjedhjeve republikane dhe rajonale, ka vetëm një këmbëngulje të dobët që zgjedhjet të përsëriten në të gjitha nivelet. Dushan Milenkoviq “nuk sheh asnjë indikacion se do të bëhet diçka”. “Sjellja e opozitës madje më thotë se ata janë të gatshëm të pranojnë mandate republikane nëse fitojnë zgjedhjet e reja në Beograd”, përfundon Milenkoviq.

Previous Post

Analiza e DW: A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar?

Next Post

Cameron në Prishtinë: Britania mbështetëse e madhe e së drejtës së Kosovës, t’u njohur nga të tjerët! Me rëndësi stabiliteti në rajon

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Cameron në Prishtinë: Britania mbështetëse e madhe e së drejtës së Kosovës, t’u njohur nga të tjerët! Me rëndësi stabiliteti në rajon

Cameron në Prishtinë: Britania mbështetëse e madhe e së drejtës së Kosovës, t’u njohur nga të tjerët! Me rëndësi stabiliteti në rajon

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM