ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 5 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 6 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 7 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 7 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Protestat në Serbi, reagon Vuçiç: Nuk iki nga vendi, siç bëri Assadi

albnews by albnews
11 December, 2024
in Technologji
0
Protestat në Serbi, reagon Vuçiç: Nuk iki nga vendi, siç bëri Assadi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi shërbimet e huaja të zbulimit se po përpiqen ta rrëzojnë atë mes përhapjes së protestave në shtetin ballkanik dhe shtoi se ai nuk do të largohej nga vendi si udhëheqësi i rrëzuar sirian Bashar al Assad.

Presidenti serb postoi një video-mesazh në Instagram duke thënë se “do të luftojë për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë. Nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të mposhtin, poshtërojnë dhe shkatërrojnë Serbinë”.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Kundërshtarët e Vuçiç në Serbi e kanë krahasuar atë me Assadin dhe diktatorët e tjerë botërorë, duke parashikuar se ai gjithashtu mund të përpiqet të largohet nga vendi nëse humbet kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin mes protestave të nxitura nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit me 1 nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.

Protestuesit në Novi Sad, Beograd dhe qytete të tjera serbe thanë se faji për shembjen vdekjeprurëse qëndron në korrupsionin e shfrenuar në vend, që çoi në punime të dobëta në rinovimin e ndërtesës së stacionit në Novi Sad, pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë shtetërore kineze, të përfshira në një numër projektesh infrastrukturore në vendin ballkanik.

Shembja e çatisë u shndërrua në një vatër nxitëse të pakënaqësisë më të gjerë me sundimin autokratik në rritje të Presidentit Vuçiç, duke pasqyruar kërkesat publike për ndryshime demokratike në vend.

Në postimin e tij, presidenti serb pretendon se protestave në përhapje, të cilave u janë bashkuar së fundmi studentë të universitetit, financohen nga Perëndimi, me qëllimin për ta rrëzuar atë dhe qeverinë e tij nga pushteti “me taktika të ndryshme hibride që përdoren për të dëmtuar vendin”.

“Nëse ata mendojnë se jam Assadi dhe se do të iki diku, nuk do ta bëj”, tha ai.

Presidenti Vuçiç tha se në ditët dhe javët në vijim, do të shpalosë “në hollësi të plota se sa para janë paguar gjatë katër viteve të fundit për të shkatërruar Serbinë” dhe për ta bërë atë një shtet vasal, “i cili nuk do të merrte vendimet e veta apo të zgjedhë të ardhmen e vet, por në vend të kësaj do të duhej të dëgjonte dhe t’i shërbente dikujt tjetër”.

Vendi ballkanik kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që mban lidhje shumë të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Presidenti Vuçiç, i cili pretendon neutralitetin politik të Serbisë, është zotuar vazhdimisht që të mos i bashkohet kurrë sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. VOA 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result