• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Protestat pro-palestineze përhapen në universitetet amerikane, mbi 100 studentë të arrestuar

Protestat pro-palestineze përhapen në universitetet amerikane, mbi 100 studentë të arrestuar

by albnews
26 April, 2024
in Bota
0
19
VIEWS

Disa universitete në Shtetet e Bashkuara po përballen çdo ditë me protesta pro-palestineze. Studentët po demonstrojnë kundër luftës mes të Izraelit dhe Hamasit dhe kërkojnë që ndihmat humanitare të lejohen të arrijnë në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, ndërsa disa studentë dhe demonstrues janë arrestuar, duket se protestat nuk po shuhen.

Studentët pro-palestinezë protestojnë në Universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork ndonëse administratorët bëjnë thirrje për heqjen e tendave që kanë ngritur protestuesit. Negociatat se si të shpërndahet turma janë duke u zhvilluar. Javën e kaluar më shumë se 100 studentë u arrestuan në universitete në të gjithë vendin. Protestat po mbahen në një kohë kur administratorëve të shkollave u kërkohet të marrin masa kundër antisemitizmit. Zëri i Amerikës ishte i pranishëm gjatë arrestimit të studentëve në Universitetin ‘Columbia’ të Nju Jorkut.

“Unë jam këtu së bashku me miqtë e mi për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe që ndihmat humanitare të arrijnë në Gazë”, tha një protestuese e cila nuk pranoi të japë emrin e saj.Profesorja e arkitekturës Mary McLeod shprehu pikëpamjet e saj për masat që po ndërmerren për demonstratat. “Nuk e di pse u duhej të sillnin policë, t’u vendosnin pranga studentëve dhe pse nuk mund të pranonin disa çadra, ku studentët ishin krejtësisht të qetë”, thotë profesorja McLeod.

Një studente, e cila tha se është hebre nga Argjentina, nuk pajtohet.

“Është shumë e frikshme. Nuk mund të përqendrohem gjatë mësimit, sepse ata po bërtasin gjithë ditën. Kam frikë të them se jam hebre sepse aty ka ekstremistë. Ata mbanin fotografi në mbështetje të Hamasit”, thotë Ruth Katia Robles, studente e Universitetit ‘Columbia’. Protestat kanë vazhduar të përhapen edhe në universitetet e tjera. Të martën, një kamp me tenda u ngrit në Universitetin e Kalifornisë, ‘Berkeley’ në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit e një dite më parë në universitetet ‘Columbia’ dhe ‘Yale’. Në Uashington, studentët në Universitetin Amerikan protestuan kundër politikave të brendshme që ata thonë se rezultuan nga demonstratat pro-palestineze në mbarë vendin dhe tani kufizojnë lirinë e tyre të shprehjes.

“Është një politikë e re që ndaloi protestat në ambiente të mbyllura, ndonëse ato janë mbajtur shpesh më parë. U kufizuan gjithashtu broshurat dhe materialet që mund të vendosen në universitet dhe kush mund ta bëjë këtë”, thotë Julia Comino, sekretare e Shoqatës së Studentëve të Universitetit Amerikan. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Universiteti Amerikan tha se direktivat synojnë të rrisin sigurinë për studentët dhe se administrata do të vazhdojë të mbështesë të drejtat dhe përgjegjësitë e shprehjes së lirë.Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson kërkoi dorëheqjen e presidentes të Universitetit ‘Columbia’, Minouche Shafik, gjatë një vizite në këtë universitet të mërkurën.

Të martën, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Hakeem Jeffries dënoi të gjitha format e antisemitizmit dhe kërkoi forcimin e përpjekjeve për të bashkuar komunitetet. Pas fjalimit me rastin e Ditës së Tokës të hënën, Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai dënon protestat antisemite dhe, siç e tha ai, “ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët”. Një eksperte për çështjet fetare dhe konfliktet thotë se institucionet akademike kanë nevojë për vende ku studentë të kenë mundësi për diskutime domethënëse.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për palët e përfshira dhe të kuptojmë se ka disa çështje në lidhje me drejtësinë që bashkojnë hebrenjtë, palestinezët myslimanë dhe studentët e krishterë. Çështja është se ka një keqkuptim të thellë se çfarë është dhe si përkufizohet antisemitizmi”, thotë Atalia Omer, profesore në Universitetin ‘Notre Dame’. Ndërkaq, numri i viktimave në Gazë po rritet dhe nuk ka asnjë shenjë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të përfundojë së shpejti./VOA

Previous Post

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë (VIDEO)

Next Post

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala “Time 100”, e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

albnews

albnews

Related Posts

Zbulimi shokues nga aksidenti ajror me 260 viktima
Bota

Zbulimi shokues nga aksidenti ajror me 260 viktima

18 July, 2025
Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit
Bota

Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

18 July, 2025
Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?
Bota

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

18 July, 2025
Next Post
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala “Time 100”, e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala “Time 100”, e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

Pas katër martesave të dështuara, Jennifer Lopez: Nuk do të martohem më

17 July, 2025
Meteori gjigand nga Marsi shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand

Meteori gjigand nga Marsi shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand

17 July, 2025
Liverpooli dorëzon ofertë zyrtare për Ekitiken, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli dorëzon ofertë zyrtare për Ekitiken, Eintracht Frankfurt e refuzon

17 July, 2025
Zbardhet vrasja e profesorit amerikan në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: Gjithçka u organizua nga gruaja e tij

Zbardhet vrasja e profesorit amerikan në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: Gjithçka u organizua nga gruaja e tij

17 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5165 shares
    Share 2066 Tweet 1291
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2587 shares
    Share 1035 Tweet 647
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1975 shares
    Share 790 Tweet 494
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1873 shares
    Share 749 Tweet 468
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1725 shares
    Share 690 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM