Protestë gjithëpopullore në Bruksel për nder të familjes Jashari dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestë gjithëpopullore në Bruksel për nder të familjes Jashari dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Lëvizja Popullore e Kosovës, në bashkëpunim me disa shoqata nga Belgjika, fton të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në një protestë gjithëpopullore në përkujtim të rënies heroike të familjes Jashari.

Protesta do të mbahet edhe kundër padrejtësive që i bëhen popullit shqiptar, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për drejtësi dhe të drejtat e shqiptarëve.

Në të njëjtën kohë, ngjarja do të shënojë edhe 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me theks të veçantë në rolin e nënës si shtylla e kombit shqiptar.

Detajet e protestës:

Data: 8 Mars 2025 (e shtunë) Vendi: Place de Luxembourg, Bruksel.

Ora: 14:00 Organizatorët ftojnë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Belgjikë dhe më gjerë të bashkohen për të përçuar zërin e popullit shqiptar para selisë së Bashkimit Europian.

Share This Article