Rreth 1.000 persona u mblodhën në sheshin Rabin në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, për të protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në faqen e internetit të gazetës “Yediot Aharonot”, rreth 1.000 persona pavarësisht koronavirusit të ri (COVID-19) u mblodhën në sheshin Rabin dhe zhvilluan protestë kundër Netanyahut ndaj të cilit është ngritur padi për korrupsion.
Në informacionin lidhur me protestën thuhet se protestuesit kundërshtuan që e gjithë qeverisja të jetë nën kontrollin e Netanyahut në luftën kundër COVID-19.
Ndër të tjera bëhet e ditur se në protestë mori pjesë edhe lëvija popullore e quajtur “Flamujt e Zi” e cila është formuar muajin e kaluar.
Protestuesit mbushën sheshin duke zbatuar rregullin e distancës prej 2 metrash për shkak të pandemisë COVID-19.