Paralelisht me protestën në Tiranë, po protestohet edhe në qytete të tjera.
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Lushnje kanë dalë në rrugët e qytetit në mbështetje të thirrjeve në rrjetet sociale.
“Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”, lexohet në një banderolë që mbajnë protestuesit në duar.





