Pronarët e tokave që gravitojnë në afërsi të pikës për ngarkim shkarkim të mbeturinave që ka caktuar Ndërmarrja Publike komunale Tetova, kanë protestuar për ndotjen ndaj tokave të tyre.
Reklama
Disa banorë që kanë shtëpitë rreth kësaj deponie thonë se nuk mund të hapin as dritaret e as që mund të lëvizin në këtë rrugë, nga era që kundërmon dhe pluhuri i madh.
Kërkohet nga komuna e Tetovës që të zhvendosë deponinë, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.
“Prolongimi i largimit të kësaj pike nga ky vend për dy muaj, po ndodh shkaku i ardhjes së mërgimtarëve, ndërsa, pas largimit të mërgimtarëve, dhe ndarjes së ndërmarrjes në dy ndërmarrje të reja,
Ndërmarrja që do merret me mbeturinat, pra “Oaneum” do të bëj largimin e kësaj pike nga vendi aktual kërkojnë durim nga banorët sepse Ndërmarrja po punon në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi dhe gjetjes së lokacionit të ri për ngarkim shkarkim të mbeturinave të qytetit”, thonë nga Ndërmarrja publike komunale “Tetova”, njoftojnë nga Ndërmarrja Komunale “Tetova”./alsat/