“Të ndarë në ngjyra, të bashkuar në kauzë”. Tifozeritë rivale në Angli po bashkohen për një çështje që prek të gjithë: rritja e çmimeve të biletave.
Gjithmonë ka pasur një rivalitet të ashpër mes Manchester United dhe Liverpool FC në fushë dhe në tribuna.
Megjithatë, grupet e tifozëve nga të dyja palët u mblodhën për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të biletave në Premier League. Ka njëfarë ironie në këtë çështje, por ajo që tifozët po përpiqemi të mbrojnë është që të shkojnë në stadium dhe të urrejmë njëri-tjetrin, por vetëm për 90 minuta. Grupet e ultrasve dhe tifozët e zakonshëm janë ata që krijojnë atmosferën në stadium dhe jo njerëzit e biznesit, apo VIP-at.
Në ndeshjen kundër Liverpool tifozëve të United drejtuan zemërimin e tyre ndaj bashkëpronarit Jim Ratcliffe, i cili shfuqizoi uljen e çmimit të biletave për tifozët e abonuar. Edhe fëmijët tani paguajnë 66 £ për një biletë në vend të 25 £.
Me ta u bashkua edhe Aleanca e tifozëve të Liverpool, Spirit of Shankly. Sipas tyre 2 milionë Paund shtesë për klubin nga biletat janë një pikë uji në oqean.
Çmimet janë rritur me 800% që nga viti 1990. Mbështetësit e Manchester City-t, Brighton-it, West Ham-it, Tottenham-it dhe Arsenal-it i janë bashkuar kauzës së tifozëve të tjerë.