Protestoi kundër Ramës, shoqërohet në polici kreu i PD-së në Sarandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së së Sarandës, Hariz Mema është shoqëruar në polici një ditë pas protestave kundër kryeministrit Edi Rama në Sarandë.

Më 22 qershor qytetarë dhe mbështetës të opozitës e pritën me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë. Dhjetra persona ishin grumbulluar në pedonalen e qytetit, aty ku kryeministri Rama prezantonte kandidatin për kryetar bashkie, Adrian Gurma. Ndërsa pati edhe prezencë të shtuar të forcave të policisë. 

Rama tha se personat që protestonin nuk ishin për të ballafaquar ide, por për të bërë zhurmë.

Ndërkohë dje u shoqërua  ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko dhe sekretari i PD në Gjirokastër, Spartak Drasa, pasi bashkë me persona të tjerë tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër.

Gjatë tentativës për të bllokuar rrugën pati edhe përplasje me policinë. 

/Ora News.tv/

Share This Article