Protestuan kundër masave ndaj koronavirusit, mbi 100 të arrestuar në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia gjermane arrestoi mbi 100 persona në Berlin, pasi kishin dalë për të protestuar kundër masave kufizuese ndaj koronavirusit.

Rreth 1.000 persona dolën për tubimin, i cili është bërë një ngjarje javore në kryeqytetin gjerman.

Protesta e së Shtunës tërhoqi kryesisht aktivistë të së majtës, të cilët u mblodhën në sheshin kryesor të Berlinit.

Protesta “nuk është në përputhje me rregullat” në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, tha policia në Twitter, duke u thënë atyre që marrin pjesë të shpërndahen

Disa nga demonstruesit mbanin bluza duke akuzuar kancelaren Angela Merkel për “bllokimin e jetës”, ndërsa të tjerët bënin thirrje për “liri”.

Protesta ishte e paautorizuar, pasi Berlini tani është nën rregulla emergjente që ndalojnë mbledhjet e më shumë se 20 personave

Share This Article