Protestuesit “burgosin” Ramën dhe Dakon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Tiranë është duke u mbajtur protesta e opozitës, e cila deri më tani është duke u zhvilluar në mënyrë paqësore.

Të rinjtë e FRPD-së kanë bërë gati një skenografi më ndryshe. Ata po lëvizin në protestë me një qeli lëvizëse, ku brenda saj ndodhen dy persona, njëri me maskën e kryeministrit Edi Rama dhe tjetri me maskën e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Kjo është protesta e tetë kombëtare e opozitës shqiptare, e cila ka filluar nga ora 19:00.

Share This Article