Protestuesit e Partisë Mundësia para Kuvendit, për Ballukun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, protestues dhe përfaqësues të partisë Mundësia po kërkojnë vënien në vend të drejtësisë. “Burg, burg. Duam drejtësi”, dëgjohet teksa turma brohorit para Kryesisë së Kuvendit.

Policia e Shtetit ka vendosur kordon rreth godinës së Kuvendit për të siguruar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për imunitetin dhe arrestimin e Ballukut.

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj, i pranishëm pranë derës së sallës ku mbahet mbledhja, tha se ende nuk është marrë një vendim dhe bëri thirrje që protestuesit të ngrejnë zërin. Ai deklaroi se shpreson që vendimi nuk është marrë ende dhe se prania e tij brenda sallës mund të ndikojë në proces. Shehaj theksoi gjithashtu se për momentin “janë lidhur pas karriges dhe nuk ikin” dhe u bëri thirrje protestuesve që të qëndrojnë të vendosur jashtë, duke theksuar se vetëm pushteti mund t’i mbrojë.

Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vazhdon paralelisht me diskutimet brenda Këshillit të Mandateve.

Share This Article